Ulet numri i martesave, rriten divorcet

Ulet numri i martesave, rriten divorcet

73
0
Shares

Vitet e fundit, shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më pak të celebrohen në martesë.
Martesat kanë pësuar rënie, ndërsa bashkëjetesa dhe divorcet po rriten. Të dhënat e INSTAT tregojnë se për vitin 2016 janë regjistruar në Gjendje Civile rreth 22 mijë e 600 martesa, nga 25 mijë të vitit 2015. Në krahasimin mes dy viteve, shifra është 10 % më e ulët dhe më e ulëta e 5 viteve të fundit.
Edhe pse kryeqyteti ka numrin më të lartë të banorëve, ai mban numrin më të ulët të martesave dhe ndiqet nga Kukësi dhe Korça.
Numrin më të lartë të celebrimeve, me 10 lidhje martesore për 1 mijë banorë, e mban Lezha, e ndjekur nga Elbasani, Berati e Fieri.
Të dhënat tregojnë një trend të të rinjve për bashkëjetesën, si një mënyrë që mbart më pak risk sesa martesa.
Lëvizshmëria e popullsisë, emigracioni, mungesa e tregut të punës dhe kushteve maksimale të jetesës renditen si disa prej faktorëve, që sipas psikologëve, kanë sjellë një ndryshim tjetër të të menduarit të të rinjve dhe konceptit të tyre të familjes tradicionale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY