Policia merr në pyetje dhëndrrin e Qazim Sejdinit

Policia merr në pyetje dhëndrrin e Qazim Sejdinit

162
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje ditën e sotme dhëndrin e kreut të Bashkisë së Elbasanit, Sokol Sanxhaktarin. Sipas ABC News, dhëndri i kreut të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit, është marrë në pyetje nga prokurori, që po heton ngjarjen e ndodhur në Elbasan pak ditë më parë, ku makina e nëndrejtorit të Policisë së këtij qarku u godit nga 31-vjeçari Enea Bekteshi. Marrja në pyetje e Sanxhaktarit është bërë edhe në lidhje me ngjarjen e ndodhur me 6  gusht, nga ku u qëllua me antitank nga një automjet i vjedhur në Durrës mbi një makinë ne pronësi te familjes Çapja. Pas kësaj ngjarje, prokuroria kishte kërkuar me 11 deri më 26 gusht që të mbaheshin nën përgjim, ambiental, fotografik, filmik dhe me audio Enea Bekteshi, Sokol Sanxhaktari dhe Kelmend Xhaferri. Siç bëhet e ditur, Sanxhaktari nuk ka pranuar të flasë, pasi ka kërkuar më pare që i pranishëm të jetë edhe avokati i tij, Eno Bushi. Që prej 18 shtatorit, ku një auditi goditi një makinë policie, ka pasur reagime të forta, nga opozita, qeveria dhe ambasadorit amerikan Donald Lu. Aktualisht pas hekurave për incidentin me policinë e Elbasanit, qëndronjë Ledio Zabeli, Enea Bekteshi si dhe dhe roja i tregut, Valmir Dedja. Ndërkohë që Klemend Xhaferri ndodhet nën masën e sigurisë, arrest shtëpie

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY