VIDEO & DETAJE/ Ja ku fshihej dhe si u prangos drejtuesi i...

VIDEO & DETAJE/ Ja ku fshihej dhe si u prangos drejtuesi i “Audit” që përplasi makinën e Policisë

342
0
Shares

Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH Tiranë, me Forcat e Posaçme Operacionale dhe me efektivat e Komisariatit të Policisë Cërrik, pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e Enea Bekteshit, 31 vjeç banues në Elbasan.
Ndaj këtij personi, Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë më datë 29. 09. 2017, ka lëshuar urdhër ndalimi pasi dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit tip “Audi” me targa AA 795 EP i dyshuar i blinduar që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA më datë 18. 09. 2017 në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor. Pasi ka goditur mjetin e policisë mjeti tip “Audi” i dyshuar i blinduar është futur në ambientet e brendshme të tregut Agro – Ushqimor.
Ndalimi i tij, u bë në Cërrik në banesën e Aleks Pupuleku (kunati i tij) dhe gjatë kontrollit të banesës të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet të mprehtë (bajonetë)
Në vijim të veprimeve nga efektivat e policisë, u bë arrestimi në flagrancë i Aleks Pupuleku, 40 vjeç banues në Cërrik.
Veprimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.
Ndaj Aleks Pupuleku materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.
Ndaj Enea Bekteshi, materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 79/b, 22 , 154 dhe 283/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY