UDHËZIMI/ Lotaria Amerikane, Konsullata: Kriteret që duhen plotësuar

UDHËZIMI/ Lotaria Amerikane, Konsullata: Kriteret që duhen plotësuar

172
0
Shares

Mesdita e djeshme shënoi zyrtarisht hapjen e aplikimeve për Lotarinë Amerikane. Ashtu si çdo vit tjetër, Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka dhënë detaje mbi mënyrën e aplikimit, kushtet që duhet të plotësohen dhe kriteret që ju nxjerrin jashtë loje.

Udhëzimin e plotë, duhet të shërbejë si udhërrëfyes për të gjithë të interesuarit, për të rritur shanset e përfshirjes në listën e atyre që do t’u ofrohet mundësia që të prekin “ëndrrën amerikane”.

“Mos prisni deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit. Në të kaluarën, regjistrimet e minutës së fundit ka shkaktuar ngarkesë të lartë të sistemit, gjë që nuk i lejoi ata të regjistroheshin me sukses për programin”, thuhet në njoftimin e konsullatës amerikane. Vlen të qartësohet se të gjithë ata individë që do të guxojnë të aplikojnë më shumë se një herë gjatë periudhës së regjistrimit do të skualifikohen.

Duhet të regjistroheni vetëm një herë në çdo vit. Një herë për çdo person dhe, nëse ju doni të rrisni shanset, është mirë që të aplikoni personalisht”, ka vënë në dukje një ditë më parë specialistja e Ambasadës, Emily Enright. Të drejtën për t’u bërë pjesë e lotarisë do ta kenë të gjithë ata që janë mbi 18 vjeç.

Ambasada e vë në dukje këtë fakt pasi kriter bazë është përfundimi i arsimit të mesëm. Lidhur me shpalljen e fituesve, dokumenti sqaron se verifikimi do të mund të bëhet duke nisur nga data 1 maj e vitit pasues deri në fund të muajit shtator.

UDHËZIMI RRETH PROGRAMIT TË LOTARISË AMERIKANE

Plotësoni Formularin Elektronik të Regjistrimit për Vizën e Shumëllojshmërisë online në faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov. Regjistrimet e papërfunduara nuk do të pranohen. Regjistrimi për Programin e Lotarisë është falas.

FOTOGRAFITË

Fotografitë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrimi juaj mund të skualifikohet ose viza juaj të refuzohet nëse fotografitë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluara në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojnë specifikimet e mëposhtme.

Nëse përfshini fotografi që e kishit përdorur në regjistrimin e vitit të kaluar (DV-2018), ju do të skualifikoheni automatikisht, ndaj përdorni fotografi të nxjerrë kohët e fundit. Pranohen vetëm fotografitë ku aplikanti ka vendosur shami apo kapele për shkak të besimit fetar; por edhe në këtë rast fytyra nuk duhet mbuluar

STATUSI AKTUAL MARTESOR

Vendosni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes së bashkëshortit/es tuaj, dhe një fotografi të bashkëshortit tuaj që plotëson specifikimet teknike të njëjta si fotoja juaj.

Mosvendosja e bashkëshortit/es tuaj në regjistrimin për lotarinë do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini në regjistrimin tuaj bashkëshortin/en tuaj, edhe në qoftë se keni ndërmend të divorcoheni përpara se të aplikoni për një vizë.

NUMRI I FËMIJËVE

Renditni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin e regjistrimit elektronik, pavar- ësisht nëse jetojnë apo jo me ju, apo s’kanë ndërmend t’ju shoqërojnë ose ndjekin për t’u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara.

Ngarkoni fotografi individuale të secilit prej fëmijëve tuaj, duke përdorur specifikimet teknike të njëjta si fotografia juaj.

Sigurohuni që të përfshini:

• të gjithë fëmijët biologjikë;

• të gjithë fëmijët ligjërisht të birësuar nga ju;

• të gjithë fëmijët/thjeshtërit nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe në qoftë se ju nuk jeni më të martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ju dhe/ose nuk do të emigrojë me ju.

Fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk janë të pranueshëm për DV. Mospërfshirja në regjistrimin për lotarinë e të gjithë fëmijëve të cilët kanë të drejtë do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë.

PËRZGJEDHJA E APLIKANTËVE

Të gjithë aplikantët e DV-2019 duhet të shkojnë te Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve duke përdorur numrin unik të konfirmimit të ruajtur nga regjistrimi për DV-2019 i aplikimit të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhur në programin e DV.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të E-DV www.dvlottery.state.gov, duke filluar nga 1 maji 2018 deri të paktën më 30 shtator 2019. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni te një faqe konfirmimi që do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat lidhur me procedurat e emigracionit për në Shtetet e Bashkuara.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të jetë mjeti i VETËM me të cilin të përzgjedhurit do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre për DV-2019. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë letra njoftimi ose të njoftojë të përzgjedhurit me e-mail.

ARSIMIMI

Ligji dhe rregullat e emigracionit të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një arsim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet.

Një “arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalente” përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara ose përfundimin e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi arsimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës, me kohë të pjesshme, ose certifikata të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesshme G.E.D.) nuk janë të pranueshme.

Prova të dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë. Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as juve e as anëtarëve të familjes suaj nuk do t’ju lëshohet vizë.

FITUESIT

Për DV-2019 janë në dispozicion 50.000 viza DV. Për shkak se ka të ngjarë që një pjesë e 50.000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, më shumë se 50.000 regjistrime do të përzgjidhen për të siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për lotarinë të jenë lëshuar. Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se mund të mos ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë përzgjedhur fillimisht.

APLIKIMI PËR VIZA

Personat e përzgjedhur për programin e lotarisë DV-2019 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2019 të Departamentit të Shtetit, i cili shtrihet nga 1 tetori 2018 deri më 30 shtator 2019.

KRITERET SIPAS KONSULLATES

• Periudha e aplikimit fillon më datë 3 tetor 2017 dhe përfundon në orën 17:00 të datës 7 nëntor 2017, në adresën http://www.dvlottery.state.gov .

• Para aplikimit për lotarinë, duhet të kontrolloni kërkesat për kualifikim, si arsimi ose puna e specializuar. Kërkesa për arsim të mesëm të barabartë me arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara është shumë strikte dhe profesionet për të cilat përvoja e punës mund të përdoret për t’u kualifikuar, janë të kufizuara.

• Aplikanti kryesor duhet të përfshijë bashkëshortin ose bashkëshorten dhe fëmijët nën 21 vjeç të pamartuar në aplikimin e tij.

• Për t’u kualifikuar për Lotarinë nëpërmjet arsimit, aplikanti kryesor duhet të ketë kryer shkollën e mesme me kohë të plotë. Edukimi me korrespondencë, pa shkëputje nga puna ose natën, edhe ai 5-vjeçar, nuk është i mjaftueshëm për kualifikim. Shkolla profesionale mund t’ju kualifikojë, përveç disa rasteve të kufizuara. Konsullata e SHBA-së ju kujton se:

• Aplikantët duhet të regjistrohen për lotarinë në javët e para të periudhës së regjistrimit.

• Në të kaluarën, regjistrimet e minutës së fundit kanë shkaktuar ngarkesë të lartë të sistemit, gjë që nuk i lejoi ata të regjistroheshin me sukses për programin.

• Aplikantët mund të përgatitin dhe dorëzojnë vetë aplikimin e tyre, ose të marrin ndihmën e dikujt për të aplikuar.

• Pavarësisht se kush e plotëson regjistrimin, i regjistruari mbetet përgjegjës për të siguruar që i gjithë informacioni është i saktë dhe i plotë. Seksioni konsullor i SHBA-ve nuk ka asnjë rol në procesin e përzgjedhjes për Lotarinë Amerikane.

• Përzgjedhja e aplikantëve nga e gjithë bota bëhet në mënyrë të rastësishme nga një kompjuter në Qendrën Konsullore të Kentucky-t në SHBA. Gabimet në aplikim që ju skualifikojnë në intervistë:

• Mospërfshirja e bashkëshortit/es tuaj, apo e të gjithë fëmijëve tuaj që kualifikohen për Lotarinë;

• Aplikimi më shumë se një herë;

• Fotografia e gabuar;

• Statusi civil i gabuar;

• Fotografia e vjetër;

• Mospasja e arsimit të duhur, apo përvojës së punës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY