FOTO GALERI/ Luan Rama kundër Ilir Metës: Shefi i Shtabit të Ushtrisë...

FOTO GALERI/ Luan Rama kundër Ilir Metës: Shefi i Shtabit të Ushtrisë me gradë më të ulët se vartësit

197
0
Shares

Deputeti i LSI-së, Luan Rama, denoncoi sot atë që ai e quan paradokse me autoritetet e komandimit në Forcat e Armatosura.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama thotë se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ka gradë më të ulët sesa vartësit e tij.
Sipas nënkryetarit të LSI, Bardhyl Kollçaku pak ditë para emërimit, nga kolonel ju dha grada Gjeneral brigade ose gjeneral me një yll.
Dhe për paradoks, shton ai, ndër vartësit e tij, ka edhe funksionarë të lartë ushtarakë që mbajnë gradën Gjeneral major apo gjeneral me dy yje.
“Megjithëse në nenin 15, pika 2 të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe të komandimit të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë” thuhet shprehimisht se “Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është autoriteti më i lartë ushtarak në gradë dhe në hierarkinë e drejtimit e të komandimit strategjik në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, në fakt e vërteta nuk është kështu!Sepse, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nuk është autoriteti më i lartë ushtarak në gradë!Shefit të sapo emëruar, pak ditë para emërimit, nga kolonel, ju dha grada Gjeneral brigade ose gjeneral me një yll.
Me sa duket është ndjekur ‘parimi’ ta bëjmë gjeneral për ta bërë shef shtabi e jo ta bëjmë shef shtabi pse është më i zoti e më i afti ndër gjeneralët! Dhe për paradoks ndër vartësit e tij, ka edhe funksionarë të lartë ushtarakë që mbajnë gradën Gjeneral major apo gjeneral me dy yje, që është gradë ushtarake më të lartë në hierarkinë e gradave ushtarake nga ajo që ka aktualisht Shefi i Shtabit!”.
Sipas Luan Ramës kjo është shkelje e hapur e ligjit.
“Pra, në rastin konkret jemi në kundërshtim me nenin 15, pika 2 të ligjit ‘Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe të komandimit të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë’. Por njëkohësisht jemi në kundërshtim edhe me nenin 7, pika 1 (hierarkia ushtarake) të ligjit nr. 59/2014 ‘Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë’, ku thuhet shprehimisht: ‘hierarkia ushtarake përfshin rendin e gradave dhe të funksioneve’. Paradoksi i radhës, po jo i vetmi në morinë e paradokseve shqiptare në raport me ligjin dhe seriozitetin ne zbatimin e tij!”.
Ky sulm “pa adresë” i Luan Ramës, me gjasa bie edhe mbi ish-kryetarin e tij te LSI, Ilir Meta, i zgjedhur tashmë President i Republikës.
Për të gjitha “faktet” që Luan Rama përmend, që nga dhënia e gradës dhe emërimi si Shef Shtabi për Bardhyl Kollçakun, Ilir Meta, ko kontributin me “firmën” e tij. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY