Ridvan Bode sqaron lëvizjen për ringritjen e PD: Ja kushti ynë i...

Ridvan Bode sqaron lëvizjen për ringritjen e PD: Ja kushti ynë i panegociueshëm

129
0
Shares

Ridvan Bode, i cili është një nga kritikët e Lulzim Bashës që i është bashkuar grupit të ish-deputetit të PD-së Astrit Patozi dhe të tjerëve që kanë shpallur një platformë politike që synon ri ngritjen e partisë më të madhe opozitare sqaron sot se ky projekt synon unifikimin e partisë. Teksa thekson se rizgjedhja e kryetarit është kusht i panegociueshëm.
“Një grup drejtuesish të PD, anëtarë kryesie, të këshillit, ish-drejtues, i janë drejtuar anëtarësisë për një proces që synon unifikimin e partisë, për një proces zgjedhor të përgjithshëm.
Bashkimi i PD përmes një procesi zgjedhor, qëllimi ynë. Të kërkohet ndjesë publike. Të mundësohet hapja e një debati për kapërcimin e problemit që ka lidershipi i cili vuan nga mungesa e kredibilitetit.
Nuk kemi organizim juridik, por lëvizje brenda PD. Do i drejtohemi dhe zyrtarisht partisë por tashmë kërkesa është publike.
Do takojmë demokratët anembanë Shqipërisë. Do jetë një platformë që do ta diskutojmë me gjithë anëtarësinë.
Qëllimi i lëvizjes nuk është të gjejë konsensus mes nesh e drejtuesve aktualë, qëllimi është me i gjerë, bashkimi përmes nje analize të thellë dhe jo të diktuar e më pas të shkohet në zgjedhje ne gjithë nivelet përmes devizës së bashkimit.
Nuk kërkojmë ndarje postesh, por pajtim përmes një debati të përgjithshëm, analizës dhe zgjedhjeve.
Rizgjedhja e kryetarit është kusht i pa negociueshëm. Kjo i bën mirë dhe kryetarit për kredibilitetin e tij të bjerrur.
Nuk po kërkojmë fraksione dhe as përfaqësim të cilësuar. Duam votime dhe të drejta të barabarta në votime dhe le të jetë anëtarësia që të vendosë”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY