FOTO/ Lezhë, spërkatet me benzinë dhe digjet makina e një femre

FOTO/ Lezhë, spërkatet me benzinë dhe digjet makina e një femre

168
0
Shares

Makinës së një femre në Lezhë është tentuar t’i vihet zjarri në mes të natës. Makinës “Volkswagen” me targa AA 096 OS në pronësi të L. P. i janë thyer xhamat në mesnatë, në parking në lagjen “Besëlidhja” dhe i është hedhur brenda, një shishe me lëndë djegëse.
Policia e Lezhës tha se nga zjarri i shkaktuar janë djegur pjesërisht sedilet dhe tapiceria dhe se autorët ende nuk janë identifikuar.
“Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe po bëhet këqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY