EMRI/ E dhimbshme në Përmet, 44 vjeçarja hidhet nga shkëmbi buzë lumit

EMRI/ E dhimbshme në Përmet, 44 vjeçarja hidhet nga shkëmbi buzë lumit

362
0
Shares
Foto Ilustruese

U hodh nga shkëmbi buzë lumit dhe i dha fund jetës së saj. Ngjarja ka ndodhur në Përmet. Raportohet se gjatë ditës së djeshme, në lumin Vjosë në Përmet, është gjetur e mbytur pa shenja dhune, një grua 44 vjeçe. Vasilika J., 44 vjeçe banuese në Përmet, i kishte thënë familjes se do dilte të blinte diçka, por nuk është kthyer më. Të shqetësuar ata kanë nisur kërkimet ku vetëm pas disa orësh kanë gjetur trupin e pajetë në lumë. Nga hetimet paraprake rezulton se, në gjendje depresioni, gruaja është hedhur nga shkëmbi në lumë. Burime nga policia konfirmojnë se gruaja kurohej prej kohësh nga depresioni, por së fundmi gjendja e saj ishte rënduar. Në këto kushte ajo e ka pasur të pamundur përballimin e situatës dhe ishte mbyllur në vete, dhe vazhdimisht reflektonte mërzi. Për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen materialet iu referuan Prokurorisë së Përmetit për vlerësim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY