Historia e dhimbshme e çiftit nga Lushnja, mendonin se djali kishte vdekur,...

Historia e dhimbshme e çiftit nga Lushnja, mendonin se djali kishte vdekur, pas 35 vitesh: Është gjallë

582
0
Shares

Historia e dhimbshme e një çifti, është rikthyer sot në emisionin “Me zemër të hapur”, në ‘”News24″.  Miranda dhe Përparimi kanë gjetur pas 35 vitesh djalin e tyre, që e pagëzuan me emrin Ergert, por që nuk arritën dot ta shijonin frytin e tyre të dashurisë, pasi ai ishte zhdukur nga materniteti në rrethana të mistershme. Por sot, siç duket surpriza më e madhe e jetës së tyre erdhi live për çiftin e bashkëshortëve, të cilët sot u dhanë përgjigje shumë dilemave të mëdha që i shoqëroi për shumë kohë. Sot Ergerti, por që nga prindërit e tij birësues është quajtur Artan, ishte në një lidhje telefonike në studion e “News24”. Pas 35 vitesh ai përshëndeti nënën dhe babain e tij biologjik.

HISTORIA E ÇIFTIT NGA LUSHNJA
Miranda dhe Përparimi u martuan në moshën 21-vjeçare dhe në dasme nuk ishte prezent asnjë nga familjarët e saj. Për 13 vite asnjë për tyre nuk i folën dhe nuk kontaktuan me të.

Në vitin 1982 ajo ka sjellë në jetë një fëmijë në maternitetin e Lushnjës. Fëmija ishte djalë dhe ajo mban mend emrat e mjekëve që asistuan ne lindje Dr. Viktori, Dr. Misir Hoxha dhe një mamie me emrin Lavdie. Ky djalë erdhi në jetë nga dashuria e saj me Përparimin, i cili ne atë kohë ishte ushtar. Familja e vajzës ishte familje komuniste ndërsa djali vinte nga një familje e persekutuar dhe për shkak të biografisë së keqe ashtu sikurse funksiononte në kohën e regjimit nuk pranuan zgjedhjen e Mirandës. Xhaxhai i saj mbante një detyrë të rëndësishme po ashtu dhe ai ati. Dashuria e saj për Perparimin nuk u pranua në familje, por ajo me një guxim të jashtëzakonshem është rrëmbyer, ka ikur në shtëpinë e djalit në të cilën u mirëprit. Solli në jetë të birin ndërkohë që familja e saj e kishte mohuar dhe nuk kishte me asnjë kontakt me të. Pasi e pa të birin e sapolindur ju dha lajmi se ai kishte vdekur dhe nuk jetonte më. I thanë se fëmija ka vdekur dhe po e varrosnin. Kjo histori ngeli mister, por prej vitesh ajo dyshon se kjo është një histori dhe skenar i familjarëve të saj. Përparimi thotë se atë ditë në darkë kur ka shkuar ne spital i kanë thënë që ‘djalin e kemi varrosur ne sipas rregullave’. Nuk i dhanë asnjë certifikate dhe nuk dine se ku u varros i biri. Aktualisht ata janë prindër të 3 vajzave, Përparimi është 57 vjeç, ndërsa Miranda 1 vit më e vogël,

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY