Zbulohen adresat e fb të Enertilës: Familja e saj imagjinare, burri dhe...

Zbulohen adresat e fb të Enertilës: Familja e saj imagjinare, burri dhe kunatat

448
0
Shares

Enertila Beqja ndodhet në burg pasi akuzphet për mashtrim. Nëpërmjet facebook, Enertila i ka marrë 6 milionë lekë të reja drejtorit të postës në Manëz, Barush Ahmetajt. Të afërm të së resë që tronditi me historinë e saj, por edhe ish-shoqe dhe shokë të gjimnazit dje deklaruan se ajo ka probleme mendore. Kushërira e 27-vjeçares, e cila studion jashtë vendit pohoi se Enertila vuan nga “Pseudologjia” (Mitomania), ka krijuar personalitet të disafishtë dhe nuk është kuruar.

“Enertila krijon realitete, gjëra që ajo ëndërron dhe që nuk i janë realizuar. Ajo thotë se është e fejuar me Albano Stafën. Në shkollë të mesme, kushërira ime ka dashur një djalë, Albano e kishte emrin. Ajo e donte, por jo ai. Enertila ka deklaruar se është e fejuar dhe se i fejuari e ka emrin Albano Stafa, se ai jeton në Itali, por askush nuk e di kush është, pasi është vetëm ëndërr e saj”,- pohoi kushërira e Enertila Beqjas. Që 27-vjeçarja vuan nga sëmundje e shëndetit mendor dhe ka krijuar personalitet të disafishtë e tregon qartë edhe fb i saj. “GSH” ka konstatuar se përveç profilit të saj Elona Gjoka, me të cilën ka komunikuar për tri vite radhazi me të dashurin e saj virtual, 30-vjeçarin Barush Ahmetaj, 27-vjeçarja nga Manëza ka dhe adresa të tjera si: Enertila Stafa, Enxhi Stafa dhe Xhesika Stafa. Këto dy të fundit janë kunatat e saj imagjinare (motrat e Albanos).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY