TIRANE/Eshte 25 vjec me “Browing”, silenciator

TIRANE/Eshte 25 vjec me “Browing”, silenciator

122
0
Shares

Qarkullin në kryeqytet me armë zjarri dhe motorr të papajisur me dokumentacion.

Kapet në flagrancë nga skuadra “Shigjeta” e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Policia arreston 21 vjeçarin.

Gjatë kontrollit në banesë i gjendet dhe municion luftarak e lëndë narkotike.

Sekuestrohet armë zjarri, municion luftarakë, armë të ftohta, lëndë narkotike, targa mjetesh dhe prozhektor.

Më datë 29.09.2017, shërbimet e policisë të D.V.P.Tiranë, arrestuan shtetasin :

– Bruno Kurti, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi është kapur nga skuadra “Shigjeta” në rrugën “Bardhyl” duke qarkulluar me mjetin tip motorr pa dokumentacionin përkatës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– Armë zjarri “Browing”, me një krehër me fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– një silenciator

– një palë dylbi

– 21 copë fishekë

– 5 telefona

– një qese farmacie me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa

– një thikë me palosje

– një thikë me dorezë të zezë

– shkop gome

– 2 shkopinj të punuar në mënyrë artizanale

– 6 targa automjetesh

– një kartmonedhë 2000 e dyshuar fallco

– një minikartë telefoni

– prozhektor

  • Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 236, 278, 279 dhe 283 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY