RAPORTI/ Qeveria dështon me vjeljen e pagesave s’janë arkëtuar tarifat e disa...

RAPORTI/ Qeveria dështon me vjeljen e pagesave s’janë arkëtuar tarifat e disa koncesioneve

62
0
Shares

Qeveria ka dështuar në orientimin e sektorëve ku duhet të firmosë kontrata koncesionare të formës partneritet publik – privat. Konstatimin e ka bërë një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka evidentuar se deri më sot askush nga Këshilli i Ministrave apo ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk ka hartuar një plan strategjik se në cilët sektorë nevojitet bashkëpunimi me kompanitë private.
“Strukturat e shtetit”, shprehet KLSH, “nuk punojnë me njëra-tjetrën për të identifikuar, publikuar dhe monitoruar kontrata koncesionare, edhe pse kjo fushë deri më sot ka qenë mjaft e debatuar”.
Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se agjencia e trajtimit të koncesioneve nuk ka bërë arkëtimin e tarifës që i takon buxhetit për disa kontrata të fituara. Institucioni rekomandon që të bëhet pasqyrimi i të ardhurave të munguara dhe të fillojë vjelja e pagesave.
Auditi që KLSH ka bërë në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit janë gjetur disa shkelje të cilat kanë shkaktuar dëme financiare për buxhetin, që nga programimi i biletave të udhëtimit mbi fondin e miratuar me ligjin e buxhetit, e deri të pagesat që punonjësit e këtij institucioni duhet të derdhnin për tatim-fitimin dhe sigurimet shoqërore si anëtare bordesh në kompanitë publike.
Kontrolli i KLSH ka konstatuar shkelje edhe në menaxhimin e fondeve të reklamave nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe ajo e investimeve të huaja.
“Në ofertat e disa operatorëve televizivë (të huaj) mungon dita dhe ora e transmetimit të spotit, çka bën të pamundur evidentimin e kostos së transmetimit të saj”, konkludon KLSH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY