Masakrimi i vogëlushes nga dy pitbullët, nën hetim veterineri dhe prindërit

Masakrimi i vogëlushes nga dy pitbullët, nën hetim veterineri dhe prindërit

79
0
Shares

Prindërit e vogëlushes nje vjeçare qe u masakrua per vdekje nga dy qen te llojit pitbullë dhe veterineri janë nën hetim. Victoria Zikaj – vajza 13-muajshe u shqye nga dy pitbullët e shtëpisë në Flero, në zonën e Breshias, në Itali. I pari në listën e hetimi u përfshi gjyshi nga babai, i vetmi i rritur që ndodhej në shtëpi kur ndodhi tragjedia. Edhe ai mori plagë gjatë incidentit, teksa përpiqej me dëshpërim të shpëtonte mbesën, dhe pësoi arrest kardiak kur kuptoi që nuk ia doli. Tani edhe nëna e vajzës – breshiane, 22 vjeç – dhe babai – shqiptar, 24 vjeç, i emigruar në Gjermani për të kërkuar punë –  janë mes të hetuarve si zotërit e dy qenve që sulmuan për vdekje vajzën e tyre. Përveç prindërve dhe gjyshit, edhe një veteriner është nën hetim. Sipas Giornale di Brescia, dy qentë kishin sulmuar e plagosur rëndë një qen tjetër pak javë më parë. Veterineri që kuroi qenin e lagosur nuk e kishte raportuar ngjarjen tek autoritetet kompetente, siç është e detyrueshme me ligj. Veternieri po hetohet për mungesë sinjalizimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY