Bota në alarm: Po rikthehet gripi i frikshëm australian

Bota në alarm: Po rikthehet gripi i frikshëm australian

195
0
Shares

Mediat britanike jane vënë në alarm për afrimin e gripit australian. Sipas tyre Britania nuk mund t’i shpetoje dot perfshirjes nga virusi, i cili merr edhe jete njerezish. Shpërthimi i tij parashikohet me i keq se pandemia e vitit 1968. Nje profesor me emrin Robert Dingwall ka paralajmëruar një shtrirje te madhe te gripit, duke thene se kete dimer mund te kemi nje shperthim me serioz qe nga pandemia e vitit 1968 që vrau më shumë se një milion njerëz në mbarë botën. Spitalet australiane raportojnë se një numër rekord te qytetarëve qe kanë nevojë për trajtim. Duke folur për gripin Prof Dingwall i tha Daily Express: “Bazuar në përvojën australiane, zyrtarët e shëndetit publik duhet të takohen dhe të shqyrtojnë urgjentisht procedurat e planifikimit emergjent. Duhet të punohet me autoritetet lokale dhe shërbimet shëndetësore vendëse për të siguruar që shtretërit e spitaleve të rriten. Ne duhet të jemi të përgatitur, të vëmendshëm dhe fleksibil. Nuk ka asnjë pikë në përpjekjen për të mbyllur kufijtë. Është pothuajse e pashmangshme që kjo do të na vijë”.

Edhe mediat italiane shkruajne per kete alarm, duke theksuar se “Do të jetë një epidemi me rrezikshmëri të mesme ajo e sezonit 2017-2018”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY