FOTO/ Plumba drejt banesës së shefit të qarkullimit rrugor në Mirditë, kush...

FOTO/ Plumba drejt banesës së shefit të qarkullimit rrugor në Mirditë, kush është Gjovalin Toma

104
0
Shares

Banesa e Shefit të Qarkullimit Rrugor në Mirditë, Gjovalin Toma u qëllua me bresjheri plumbash. Ngjarja ndodhi gjatë natës duke u gdhirë dita e shtunë. Sipas informacioneve zyrtare fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Pas ngjarjes, ka reaguar edhe vetë Toma, i cili eshte shprehur i befasuar nga ajo qe kishte ndodhur, sepse thote se nuk ka asnje konflikt. Toma pretendon se autorët mund të kenë gabuar shenjestër, pasi nuk ka patur asnjë konflikt. Autorët kanë goditur vetem pjesën e kuzhinës, ndërsa vetë Toma ndodhej në banesë në kohën kur ka ndodhur ngjarja. Plumbat kanë goditur muret e shtëpisë ndërsa dy plumba kanë depërtuar në brendësi të banesës. Mësohet se autorët kanë qëlluar mbi dhomën e ndenjes per shkak se drita ka qenë e ndezur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë nisur hetime si edhe janë ngritur postblloqe. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes teksa mësohet se janë ngritur disa pista hetimi ndër të cilat dhe ajo për shkak të detyrës. Gjovalin Toma është bërë pjesë e Policisë së Shtetit prej vitit 2013 duke mbajtur detyrën e shefit të qarkullimit rrugor në Mirditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY