FOTO/ Zotëronte 4 dhoma të mbjella me drogë në Derby, arrestohet 53...

FOTO/ Zotëronte 4 dhoma të mbjella me drogë në Derby, arrestohet 53 vjeçari shqiptar

210
0
Shares

Një 53 vjecar shqiptar ështe arrestuar pasi u kap me nje shtepi te mbjellë plot me kanabis në Derby. Shqiptari qëndronte ilegalisht në Britani dhe u dënua me 16 vite burgim. Një total prej 555 bimësh u zbuluan në katër dhoma të pronës së rrugës Burton, gjatë një aksioni të policisë më 22 gusht. Sipas mediave lokale Ramiz Nergjoni, 53 vjeç, rrëfeu se kishte shkuar në Britani në mënyrë të paligjshme duke u fshehur në anën e pasme të një kamioni. Në gjykatë, u tha se bimët narkotike mund të gjeneronin 300.000 paund. David Watts, avokati mbrojtës i shqiptarit tha se 53-vjeçari, para se të shkonte në Britani, jetonte dhe punonte në Greqi dhe se ishte njeri me karakter të mirë.

“Ai ka tre vajza të vogla mes 18 dhe 20 vjeç dhe më ka thënë se nëna e tij në Tiranë është shumë sëmurë, ka shtuar avokati, shqetësimi i tij kryesor është se si do t’ia dalë familja e tij teksa ai është në burg këtu”.

ImageRamiz Nergjoni

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY