EMRI/ Gramsh, tenton të vrasë me çifte fqinjin, arrestohet 51 vjeçari

EMRI/ Gramsh, tenton të vrasë me çifte fqinjin, arrestohet 51 vjeçari

112
0
Shares

Një 51 vjeçar eshte arrestuar nga Policia e Elbasanit. Luan Taragjini 51 vjeç banues ne fshatin Grabivë të Gramshit, ditën e enjte, më datë 21.09.2017  në orët e para të mëngjesit, në fshatin Taragjin tentoi të vrasë me armë gjahu, fqinjin, L.T. 60 vjeç. L.T u plagos në krahun e djathtë dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Gramshit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia ushtroi kontroll në shtëpinë e autorit dhe gjeti 3 copë fishekë arme gjahu. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi L.T, në orët e para të mëngjesit të datës 21.09.2017 kishte dalë nga shtëpia dhe ishte nisur për të shkuar në Korçë, pasi ka ecur 10 min në këmbë, në fshatin Taragjin dyshohet të jetë qëlluar me armë gjahu nga shtetasi i arrestuar nga ana e policisë si autor i dyshuar i kësaj ngjarje. Policia vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes  dhe dokumentimin e plotë  ligjor të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 280 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY