Basha: Shkoza përfaqëson pësimin që duhet bërë mësim

Basha: Shkoza përfaqëson pësimin që duhet bërë mësim

108
0
Shares

“Shkoza përfaqëson mashtrimin e pafytyrë të Ramës. Shkoza përfaqëson pësimin që duhet bërë mbesim”.
Ky është midis të tjerave, reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, pas deklaratë së kryeministrit Edi Rama nga New York-u sot, se do ti prishë dhe nuk do ti kompensojë shtëpitë në Shkozë.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha

Drama e 400 familjeve që po hidhen në rrugë, nuk përfaqëson asgjë, thotë Rama i bezdisur kur pyetet në New York për hallet e vendit. Shkoza përfaqëson mashtrimin e pafytyrë të Ramës që ju premtoi legalizim në fushatë, dhe pas zgjedhjeve u vë ruspën. Shkoza përfaqëson krim prej pushtuesi mbi mijëra fëmijë, prindër e të moshuar nën terror dhe dhunë fizike dhe psikologjike. Shkoza përfaqëson bandën politiko-kriminale që ka marrë peng Shqipërinë dhe te ardhmen tonë. Shkoza përfaqëson pësimin që duhet bërë mësim se kush dhunon apo blen votën sot, të dhunon shtëpinë, fëmijët dhe jetën nesër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY