FOTO/ U gjet e varur në pemë, kush është Aurela nga Kukësi

FOTO/ U gjet e varur në pemë, kush është Aurela nga Kukësi

532
0
Shares

Aurela 18 vjeç, vajza që shihni në foton më poshtë, prej 23 ditësh ishte zhdukur pa lënë gjurmë nga banesa e saj në fshatin Gdheshtë të Kukësit. Pas një operacioni  të gjerë, Policia e Kukësit  arriti ta gjente të varur në një zonë shumë të pyllëzuar dhe në një terren të vështirë malor rreth 2 km larg banesës. Mjeku ligjor i cili shkoi nga Tirana në qytetin verilindor përcaktoi se shkaku i vdekjes është vetëvrasja me litar. Sendet dhe telefoni personal është arritur të gjendet në vendin e ngjarjes. Policia konfirmon se kemi të bëjmë me vetëvrasje, por po heton për shkaqet që shtynë 18-vjeçaren të kryente aktin e rendë të vetëfiljimit. E fejuar që prej 10 muajsh, Aurela sipas të afërmve nuk ishte patur probleme të fejuarin dhe madje shkonin mirë. Në pyetje janë marrë të gjithë familjarët, 4 motrat, vëllai i vogël dhe dy prindërit e të ndjerës për të zbardhur arsyet e vetëvrasjes. Policia shprehet e rezervuar për të dhënë më shumë detaje në këtë pjesë ndërsa po hetohet  në  bashkëpunim me prokurorinë dhe për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY