Iku të rregullonte flokët në parukeri, burri raporton humbjen e gruas

Iku të rregullonte flokët në parukeri, burri raporton humbjen e gruas

591
0
Shares

Një grua është nisur për të rregulluar flokët në parukeri dhe është zhdukur pa lënë gjurmë. Sipas gazetares “Aldo Morning Show”, çifti kishte një festë familjare në Tiranë dhe 42-vjeçarja i kishte thënë se do shkonte në parukeri të rregullonte flokët ndërkohë që burri e priste në kafene. Por, pas dy orësh burri i shqetësuar ka shkuar në parukeri, nga ku i kanë thenë se gruaja ishte larguar. Burri është kthyer në shtëpi, por nuk e ka gjetur, ndërkohë që edhe të afërmit nuk kanë informacion për të.

“Një 42-vjeçare i është zhdukur dje nga duart bashkëshortit të saj. Të dy banonin në Kashar dhe kishin ardhur në Tiranë për një festë familjare. Por, pasi kishin zbritur në Tiranë, gruaja i kishte thënë bashkëshortit se do shkonte në parukeri për të rregulluar flokët. Bashkëshorti e kishte pritur në kafe 2 orë dhe më pas kishte shkuar në parukeri ku i kishin thënë se gruaja ishte larguar. Burri ka shkuar në festë dhe më pas është kthyer në shtëpi, por nuk e ka gjetur. Mbrëmë ka lajmëruar të afërmit dhe ka pyetur për të, por nuk e kanë gjetur. Thonë që mund të ketë edhe probleme psikologjike”,- tha gazetarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY