Xhafaj thote se nuk eshte perfshire ne biznesin e fshehjes se Klement...

Xhafaj thote se nuk eshte perfshire ne biznesin e fshehjes se Klement Balilit

187
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një intervistë ekskluzive për Tonight Ilva Tare mbrëmjen e sotme tha se arrestimi i Balilit turpëron policinë dhe institucione të tjera që lidhen me këtë cështje.

Tare: Çfarë po bëhet me arrestimin e Klement Balilit?

Xhafaj: Me të thënë të drejtën, në qoftë se ka një gjë që nuk e bën të ndihet mirë policinë e shtetit ky është një ndër rastet. Besoj nuk e nderon policinë e shtetit dhe jo vetëm policinë por edhe agjenci të tjera që janë angazhuar. Kam pasur angazhim intensiv dhe kemi diskutuar me ta dhe partnerët dhe besoj do të bëjë pjesë në ato çështje që do të vendosë në tavolinë dhe nuk besoj se do të jetë një nga ato çështje që do të mbetet e pa zbuluar që do të duhet të ketë vëmendjen time për të orientuar strukturat e policisë.

Tare: Është në Shqipëri apo i arratisur?

Xhafaj: Një javë kam që jam në detyrën e ministrit.

Tare: Ka përgjegjësi policia?

Xhafaj: Pa dyshim që ka përgjegjësi.

Tare: Flas për dekonspirim operacionesh

Xhafaj: Në këtë fazë jo! Besoj! Janë çështje që janë në hetim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY