SKANDAL/ Ministrja e re e mbrojtjes Olta Xhacka “fshihet”, nuk guxon të...

SKANDAL/ Ministrja e re e mbrojtjes Olta Xhacka “fshihet”, nuk guxon të përgënjeshtrojë mosfunksionimin e radarëve

740
0
Shares

Ministrja e re e Mbrojtjes Olta Xhacka, ka refuzuar sot të japë një shpjegim për mosfunksionimin e radarëve në det.
E pyetur nga TV “News 24”, ministrja nuk e ka konsideruar të rëndësishme të japë një shpjegim.
Heshtja e ministres së re, vjen pak ditë pasi Ylli Zyla, ish-shefi i shërbimit sekret të ushtrisë lëshoi bombën më të fundit, për megakorrupsion me radarët në ministrinë e Mborjtjes , duke akuzuar ish-ministren Mimi Kodheli.
“Është një megakorrupsion brenda Ministrisë së Mbrotjes. Si pasojë dëmtohet siguria kombëtare, dhe e vendeve të NATO-s. Prishet imazhi i Shqipërisë në botë për vite me radhë. Ky është dëmi që i ka shkaktuar Kodheli dhe të tjerët që vijnë pas saj”, tha ai.
Shefi i shërbimit sekret të ushtrisë Ylli Zyla, publikoi të dhëna që dëshmojnë për një rrjet kriminal në ushtri dhe institucione të tjera që mundësojnë trafikun e kanabisit duke dëmtuar sistemin e vëzhgimit përmes radarëve.
Sipas tij, kompania që mirëmban këtë sistem paguhet full risk, pra në CD rast paguhet edhe kur nuk ka defekte. Besohet se kompania paguhet rreth 100 mijë dollarë në muaj, tha Ylli Zyla ish- shef i shërbimit sekret të ushtrisë.
Pak dite me pare ministria e Mbrojtjes deklaroi se sistemi i radarëve ishte ne funksion te plote. Me anë të një deklarate ministria e Mbrojtjes beri të ditur se sistemi është tërësish funksionar në të 7 ditët e javës.
Në këtë deklaratë, thuhet se sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirë detare, një sistem i instaluar në vitin 2009 është plotësisht funksional.
“Qendra Ndërinstitucionale Operacionale dhe strukturat e tjera të sigurisë kanë përmbushur detyrimet e veta ligjore, në mënyrën më të mire të mundshme”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Por edhe pas kësaj tentative për përgënjeshtrim, shefja e re e ministrisë së Mbrojtjes nuk ka guximin të konfirmojë këtë qëndrim. DRONI.al

Ylli Zyla

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY