Fleckenstein vizitë “blic” në Tiranë, takon Metën, Ramën dhe Bashën

Fleckenstein vizitë “blic” në Tiranë, takon Metën, Ramën dhe Bashën

89
0
Shares

Ka përfunduar takimi i raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein dhe ambasadores së BE Romana Vlahutin në zyrën e Presidentit Ilir Meta.
Sipas njoftimit për shtyp nga Presidenca, “Presidenti Meta zhvilloi një takim pune me Raportuesin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein”.
“Avancimi i reformave gjithpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces”, u shpreh Meta.
Presidenti i Republikës nënvizoi se një rëndësi madhore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë.
Vizita e Fleckenstein në Tiranë ishte pa paralajmëruar më herët dhe me Metën zgjati 45 minuta.
Mësohet gjithashtu se Fleckenstein do zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama ku do të njihet me programin e qeverisë për integrimin dhe institucionet e reja të krijuara pas shkrirjes së Ministrisë së Integrimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Fleckenstein në takime është i shoqëruar nga ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.
Eurodeputeti gjerman do ketë takim edhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY