EMRI/ Vlorë, 41-vjeçari sulmon dhe plagos me sëpatë 18-vjeçarin

EMRI/ Vlorë, 41-vjeçari sulmon dhe plagos me sëpatë 18-vjeçarin

77
0
Shares
foto ilustruese

Një 18-vjeçar është plagosur me sëpatë në dorë, ndërsa në pranga ka rënë një 41-vjeçar.
Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se në pranga ra Bako Zenelaj, banues në fshatin Velcë.
Ai dyshohet se për motive të dobëta plagosi rëndë të riun dhe u largua nga vendin i ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës
Nga ana e Seksionit të Hetimit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Bako Zenelaj, 41 vjeç, banues në fshatin Velcë, Vlorë.
Arrestimi i tij është kryer për arsye se më datë 16.09.2017, në fshatin Ramicë, Vlorë pas një konflikti për motive të dobëta,(kullota) ky shtetas ka goditur në dorë me sëpatë, shtetasin R. L.,18 vjeç, duke e plagosur rëndë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Reagimi në kohë dhe mirorganizimi i punës policore ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin në kohë të këtij shtetasi.
Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY