DETAJE & FOTO/ Vrau gruan e tij rumune, fjalët e para të...

DETAJE & FOTO/ Vrau gruan e tij rumune, fjalët e para të shqiptarit

226
0
Shares

Shqiptari që vrau ish-bashkëshorten e tij është rrëfyer në polici dhe ka pranuar krimin. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në komunën Casale të Italisë.
Kujtim Hasanaj 49 vjeç po debatonte me ish-bashkëshorten në banesë para se ta qëllonte me thikë.
“Është gruaja ime, e vrava unë”.
Kështu u ka thënë 49-vjeçari karabinierëve duke pranuar krimin.
Gjatë marrjes në pyetje ai pranoi se shkak kanë qenë konfliktet me 48-vjeçaren, e cila i kishte kërkuar divorcin.
Hasanaj pretendonte se gruaja e tij rumune Elena Seprodi e kishte tradhtuar dhe më pas ata ishin ndarë. Përveç divorcit, shkak i mosmarrëveshjes mes tyre kanë qenë edhe çështjet ekonomike. N
ë kulmin e debatit, 49-vjeçari mori thikën dhe e goditi për vdekje. Krimi ndodhi në banesën e Kujtim Hasanaj, jo shumë larg një stacioni policor ku ai po kryente një kurs trajnimi për policinë lokale, raportojnë mediat italiane.
Karabinierët u njoftuan nga fqinjët, të cilët dëgjuan të bërtiturat e gruas. Sapo hynë në shtëpi, ata gjetën 48-vjeçaren të shtrirë përtokë të mbuluar me gjak dhe pranë tij qëndronte shqiptari me thikë në dorë. Ai nuk bëri rezistencë në momentin e arrestimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY