VIDEO/ Tiranë, dalin pamjet, ja si 30-vjeçari grabiti me një thikë kazinonë

VIDEO/ Tiranë, dalin pamjet, ja si 30-vjeçari grabiti me një thikë kazinonë

87
0
Shares
Foto Ilustruese

Humbi një shumë të konsiderueshme parash në lojërat e fatit dhe më pas vendosi ta grabisë kazinonë.
Kjo është aventura e 30-vjeçarit Drilon Niko, i cili nën kërcënimin e një thike arriti të grabiste një kazino në Bulevardin “Zogu i Parë” në kryeqytet, pak para mesnatës së të enjtes.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, 30-vjeçari duket teksa kthen përmbys banakun e kazinosë në kërkim të parave, pasi ka kërcënuar punonjësit e saj.
Prej andej nuk arriti të merrte vlera të mëdha pasi kazinotë shumicën e parave i mbajnë në minibankomate, ku lojtarët i tërheqin vetë fitimet.
Komisariati Nr. 3 e arrestoi në kohë rekord Nikon, pasi ai ishte një frekuentues i rregullt i lojërave të fatit. Në deklarimet e para i riu është shprehur se e ka kryer grabitjen në gjaknxehtësi pasi jo vetëm që kishte humbur paratë, por më herët i kishte kërcënuar punonjësit e kazinosë që mos ta lejonin të luante në lojërat e fatit, pasi ishte i varur prej tyre.
Policia dyshon se i riu ka qenë edhe në gjendje të dehur, por tashmë ai akuzohet për veprat penale të “vjedhjes me dhunë” dhe “mbajtjes pa leje e armëve të ftohta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY