VIDEO/ Tiranë, fëmija 12 vjeç po mbahet në komisariat – Deputetja e...

VIDEO/ Tiranë, fëmija 12 vjeç po mbahet në komisariat – Deputetja e PD-së takon banorët protestues të Shkozës

465
0
Shares

Dhjetëra banorë në Shkozë vijojnë prej disa orësh protestën në rrugën kryesore, kundër prishjes së ndërtimeve të banesave të tyre për shkak zgjerimit të rrugës së Shkozës, në kuadër të një projekti të ARRSH-së e Ministrisë së Transporteve.
Janë 153 familje që preken nga projekti, dhe të mbetur pa asnjë zgjidhje.
Mbrëmjen e sotme, deputetja e PD-së për Tiranën, Grida Duma ka shkuar pranë tyre, dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre.
Një prej qytetarëve ka denoncuar një situatë të trishtë. Ajo thotë se bashkë me 15 protestuesit e shoqëruar nga policia, ndodhet edhe një fëmijë 12-vjeçar.
“Një fëmijë 12 vjeç është tani në komisariat. Aty tani, në rajonin në 1 janë 16 veta, që kërkojnë pronën e tyre. Ai fëmijë është traumatizuar. Ka mbi 4 orë që rri aty”, tha qytetarja.
“Tani do shkojmë direkt atje”, reagoi Duma.
“Ku të mbytemi?”, thotë një qytetar.
“Po shteti po me nxjerr jashtë, jam me fëmijë, me pleq në shtëpi. Edhe vëllai me familjen jeton pranë nesh. Ku të shkojmë”, vijoi ai.

E dhimbshme, terror policor ndaj grave dhe femijeve ne Shkoze! sb

تم نشره بواسطة ‏‎Sali Berisha‎‏ في 14 سبتمبر، 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY