Moti kapriçioz, ja çfarë pritet për fundjavë

Moti kapriçioz, ja çfarë pritet për fundjavë

134
0
Shares

Reshjet e shiut të ditëve të fundit, veçanërisht ato në mesditë dhe rënia e ndjeshme e temperaturave, do të pasohen me një fundjavë krejt ndryshe.
Sinoptikanët parashikojnë jo vetëm mot me diell, por edhe temperatura të larta të përshtatshme për t’ju kthyer sërish plazhit.
Sipas Meteoalb, fundjava do të jetë e kthjellët dhe me temperatura të larta, duke na sjellë edhe njëherë verë në mes të shtatorit. Bregu jugor në veçanti do të jetë shumë i favorshëm për plazh. Kështu që pse jo, mund të planifikoni një fundjavë relaksi në bregdet.
“Fundjava do të jetë e kthjellët dhe me temperatura të larta, në veçanti bregu jugor shumë i favorshëm për plazh”, shkruan Meteoalb.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY