Gjiknuri:Ja cila polici do të shkrihet ndërkaq Rruga e Arbrit nis për...

Gjiknuri:Ja cila polici do të shkrihet ndërkaq Rruga e Arbrit nis për herë të tretë

562
0
Shares

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij në Kuvend, prezantoi programin e institucionit që drejton dhe projektet reale që do të realizohen gjatë këtij mandati.

Ai tha se, që në 100 ditët e para do të vihet në zbatim projekti për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

“Në 100 ditët e para do kemi lidhur kontratën për të nisur ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Skema e finkancimit që kemi zgjedhur është një pjesë nga buxheti dhe një pjesë do sigurohet me PPP”,- tha ai.

Po ashtu ai ka informuar se do të ndërtohet edhe rruga Kardhiq Delvinë e bllokuar që kur erdhën socialistët në pushtet. Po ashtu bëhet fjalë edhe rrugën Milot-Kashar-Rrogozhinë si dhe disa unaza qytetesh, duke përfshirë këtu edh3e ndërtimin e plotë të Unazës së Tiranës.

Ndër projektet e tjera të qeverisë, Gjiknuri renditi zbatimin e marrëveshjes ndërkombëtare me Malin e Zi, zbatimin e projektit adriatiko-jonian, autostradën adriatoko-joniane, etj.

Por ministri njoftoi se policia gri do të zhduket që ditën e parë të punës në ministri. Këtë premtim e kishte bërë edhe kryeministri Rama gjatë fushatës.

Gjiknuri ka thënë se do të ndërtohete dhe hekurudha e shpejtë Tiranë-Durrës brenda 4 viteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY