FOTO/ Moti bën hatanë në të gjithë vendin, si është situata...

FOTO/ Moti bën hatanë në të gjithë vendin, si është situata aktuale

99
0
Shares

Një moti i furishëm ka përfshirë të gjithë vendin. Shiu i rrembyeshëm dhe shtrëngatat kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në rrugë. Probleme raportohen nga Veriu në Jug. Sipas informacioneve zyrtare dallgët e detit që kanë arritur deri në 7 balle kanë bërë që të pezullohet lundrimi detar. Thuhet se nuk po arrin të mbërrijë dot në port dhe ka mbetur në mes të detit edhe trageti i linjës me Italinë. Është bllokuar rruga Levan-Fier dhe trafiku është kilometrik, pasi sipas qytetarëve, është rrëzimi i pemëve në rrugë ai që ka penguar qarkullimin. Në Tiranë një erë e fortë dhe stuhi ka shkaktuar thyerje të pemëve. Një depozitë e një pallati ka rënë poshtë, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz. Ndërsa në qytetin bregdetar të Durrësit, erërat duken se kanë qenë më të forta duke lëvizur edhe makinat nga vendi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY