Shuhet aktorja Hajrie Rondo

Shuhet aktorja Hajrie Rondo

141
0
Shares

Aktorja e njohur e filmit, teatrit dhe humorit Hajrie Rondo, nuk ka mundur ta fitojë betejën disa vjeçare me sëmundjen. Ajo ka ndërruar jetë sot në moshën 66-vjeçare duke lënë pas një karrierë të pasur me role në teatër dhe kinematografi.
E njohur për rolin e vjehrrës te filmi “Përrallë nga e kaluara” ajo do të ishte një nga figurat më të dashura për publikun. Pak kohë më parë ajo u nderua nga Bashkia e Tiranës me çmimin “Simbol i Qytetit” , ku ndau dhe një mesazh të ndjerë për jetën.
“Faleminderit që kontributi dhe jeta ime ka qenë në vëmendjen tuaj. Kur më bënë ofertën, zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila, isha në dilemë: Do rri në shtëpi të mbyllem e të bashkëbisedoj me sëmundjen apo t’i them… def, ik tutje se kam pak punë. Zgjodha këtë të dytën dhe ia dola. Me këtë rol le të kontribuoj pak, meqë është edhe muaji kundër kancerit të gjirit për t’iu thënë grave shqiptare të bëhen të forta. Jeta është e bukur dhe duhet mbajtur fort, me dhëmbë”, do të shprehej aktorja.
Gjatë kohës që jetoi me sëmundje ajo nuk e la skenën duke u shfaqur disa herë në disa role . Në skenën e eksperimental “Kujtim Spahivogli”, nën regjinë e Leka Bungos ajo interpretoi në komedinë “Seks vetëm për festa”. Një tjetër vepër që ngjiti së fundmi aktoren në skenën e Teatrit të Metropolit ishte “Tre dhëndurët”, e shkruar nga Dionis Bubani nën regjinë e Sonila Kapedanit. E lindur më 1 mars 1951 në Delvinë ajo do ia kushtonte jetën teatrit.
Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY