Saimir Tahiri tregon për herë të parë pse iku si ministër: E...

Saimir Tahiri tregon për herë të parë pse iku si ministër: E hëngra

539
0
Shares

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i ftuari i parë i spektaklit “Xing me Ermalin” për sezonin e ri televiziv dhe si kurrë më parë, jo në një deklaratë për shtyp, Tahiri foli për dorëheqjen e tij të dyshimtë nga posti i ministrit. I pyetur me humor nga moderatori Ermal Mamaqi se me çfarë e kishin gënjyer që të jepte dorëheqjen, Tahiri u përgjigj… “Shumë gjëra… E hëngra!”.
“Po them që ia vlejti”, vijoi më tej Tahiri.
Ndërsa për sa i përket përjetimeve të tij pas prezantimit të qeverisë së re Rama ku mungesa e Saimir Tahirit u diskutua gjatë, ai u shpreh se, “E mora kështu siç më sheh. Tani mos prit që të them s’ka problem se jeta vazhdon, por mirë është edhe kështu”.
Ish-ministri, që siç rikujtoi Mamaqi ishte trumbetuar për arritjet e tij, rrëfeu se kishte një ndjesi që nuk do të ishte pjesë e qeverisë së re dhe nuk arriti dot ta fshihte zhgënjimin, pavarësisht faktit që u mundua ta kalonte këtë me batuta humori.
“Kisha një ndjesi, por nuk është dhe aq e rëndësishme kjo kur je në politikë, por gjithsesi, është e rëndësishme”, u shpreh Tahiri duke buzëqeshur.
Ndërsa për sa i përket planeve të reja profesionale, ai rrëfeu se tashmë do të duhej t’i provonte vetes se gjërat ecin edhe pa pasur detyra të larta si ajo që kishte.
I ngacmuar nga moderatori Ermal Mamaqi nëse ka ndërmend të krijojë një parti të vetën, ish-ministri tha se “Nuk kam plane të tilla, por duhet parë parlamenti dhe të fokusohem mirë atje. Dhe të shoh edhe pak veten time se për tre vite e gjysmë, e lashë pak veten pas dore”.
Ndërsa për qeverinë e re Rama, Tahiri u shpreh se i bëhej qejfi për kolegët dhe se qeveria e re kishte mundësi të mirë për të bërë gjëra, nëse nuk e humb shansin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY