EMRI/ Arratiset i arrestuari nga Komisariati i Pukës

EMRI/ Arratiset i arrestuari nga Komisariati i Pukës

77
1
Shares

Një i arrestuar është arratisur nga policia e Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të paradites së sotme. Gjatë kohës që po përgatitej dokumentacioni për transferim në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Shkoder është larguar nga dhoma e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Pukë. I arrestuari Ermirjon Nikja , 20 vjeç, banues në Don Bosko Laprakë Tiranë, eshte dënuar edhe më parë për “Vjedhje”. Ky person dyshohet se është autor i grabitjes me dhunë në Gomsiqe të një shtetasi, ngjarje e ndodhur më datë 24.08.2017, i cili u kap më datën 06.09.2017 nga forcat e Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë për llogari të Komisariatit të Policisë Pukë. Sot i arrestuari Nikja kishte seancën gjyqesore për vlerësim të masës së sigurisë ku Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, ndaj tij. Po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit të lartpërmendur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY