EMRI/ Shkodër, arrestohet i shumëkërkuari si anëtar i bandave të rrezikshme në...

EMRI/ Shkodër, arrestohet i shumëkërkuari si anëtar i bandave të rrezikshme në Itali

104
0
Shares

Dje, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Specialistët e Zyrës së Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i personit në kërkim ndërkombëtar, Edmond Como, 42 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.
Ndaj këtij personi Gjykata e Leçes/Itali ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar me nr. 1379 datë 11. 04. 2017 për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 81, 56 dhe 629 të Kodit Penal Italian.
Në Itali ky person njihet si anëtar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar më parë po në këtë shtet. Ndalimi i tij u bë me qellim ekstradimin drejt Italisë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY