EMRI & VIDEO/ Arrestohet “xhenieri”, s’kishte lënë gjë pa hedhur në erë...

EMRI & VIDEO/ Arrestohet “xhenieri”, s’kishte lënë gjë pa hedhur në erë në Sauk

221
0
Shares

Shërbimet e policisë të Komisariatit Nr. 1 në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 05. 09. 2017 në kuadër të operacionit “Deja Vu”, ndaluan Eduart Dushku, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes”.
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi është dokumentuar me prova ligjore që ky person është autor i dy ngjarjeve të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 09. 12. 2014, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është djegur me lëndë djegëse automjeti tip “BMË”, në pronësi të A. P., 65 vjeç.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 25. 02. 2015, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është dëmtuar më lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të A. B., 40 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale ” Shkatërrim prone me zjarr ” dhe ” Shkatërrim prone me eksploziv”, parashikuar nga nenet 151 dhe 152 të Kodit Penal. DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY