EMRI/ Armë zjarri në mes të Burrelit, plagoset një person

EMRI/ Armë zjarri në mes të Burrelit, plagoset një person

334
0
Shares

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri ne qytetin e Burrelit. Ngjarja sapo ka ndodhur në qendër të qytetit . Mesohet se i plagosuri është Akil Dedja, 32 vjeç banues në Burrel. Ai është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacioneve Dedja është plagosur tek këmbët. Ende nuk dihen arsyet por dyshohet se ka ndodhur pas një sherri për motive banale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. 

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 21.00, është marrë njoftim se në qytetin e Burrelit janë dëgjuar të shtëna arme. Menjëherë forca të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se para një lokali në qytetin e Burrelit, pas një konflikti të çastit  për motive të dobëta mes dy të rinjsh është qëlluar me armë ndaj shtetasit A.D, 32 vjeç banues në Burrel, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes deri tani janë gjetur dhe sekuestruar 2 gëzhoja. Shtetasi qe ka kryer plagosjen është larguar menjëherë por është identifikuar nga Policia dhe është shpallur në kërkim. Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krihet zona për të berë të mundur kapjen e aurorit. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY