VIDEO/ Rrëfimi i gruas që u rrah nga ish-burri: Jam goditur 40...

VIDEO/ Rrëfimi i gruas që u rrah nga ish-burri: Jam goditur 40 herë me levë, nuk dua të kem fatin e Fildezit

123
0
Shares

Vrasja e gjyqtares Filedeze Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj shtyu një tjetër grua që të bënte publike historinë e saj, duke kërkuar mbrojtje nga shteti, pasi dyshon se mund të ketë fatin tragjik të gjyqtares.
Sot për herë të parë, Merita vendosi të flasë dhe të tregojë se si u dhunua nga ish-bashkëshorti me levë teksa shkonte në punë. Prej asaj dite ajo rri e mbyllur në shtëpi dhe kërkon ndihmë.
“Nuk dua te jem unë Fildezi i radhës”, thotë ajo në një intervistë për emisionin “Rudina”.
Ajo i ka rezistuar prej 30-vitesh një martese me akte dhune, por tashmë e divorcuar, frika për jetën e saj dhe të fëmijëve bëhet më e madhe.
“Ku është shteti? Ku është policia? Kam frikë të dal tek porta, rri gjithë ditën e mbyllur në shtëpi me grila, me derë të mbyllur. Ndaj e kam bërë publike historinë, se s’kam çfarë humbas më. Vini dorë, se shumë shpejt do shihni dhe emrin tim në televizor, do dalë një tjetër Fildeze”, thotë Merita mes lotësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY