RUSIA 2018/ Maqedonia barazon me 11-metërsh të dyshimtë

RUSIA 2018/ Maqedonia barazon me 11-metërsh të dyshimtë

73
0
Shares

PJESA E DYTË MINUTË PAS MINUTE

78’ Barazon shifrat Maqedonia me penalltinë e Trajkovskit. 1-1

77’ Penallti e dyshimtë për Maqedoninë. Pas një harkimi në zonë, Hysaj largon por topi preket me dorë nga Roshi. Erikson bën shenjë nga pika e bardhë.

75’ Dy goditje radhazi të Alioskit që largohen nga Berisha.

74’ Sulm i shpejtë për Shqipërinë në të djathtë, Roshi hedh topin në qendër nga një pozicion i mirë, por Sadiku nuk e kupton dhe Dimitrevski pret me qetësi.

72’ Zëvendësim i detyruar për Shqipërinë, largohet Agolli i dëmtuar dhe në vend të tij futet Memolla.

69’ Drithërima për Shqipërinë. Alioski harkon nga e djathta, Nestorovski devijon sferën dhe pastaj Pandev gjuan me kokë duke kaluar Berishën. Hysaj tregohet vendimtar, duke larguar topin nga vija e portës.

67′ E tepron Roshi me një ndërhyrje të panevojshme ndaj kundërshtarit dhe merr kartonin e verdhë qw e mban edhe atë larg ndeshjes me Spanjën.

61’ Bardhi mundohet të zgjidhë gjithçka vetë me goditjen e radhës nga jashtë zonës, pa gjetur kuadratin e Berishës.

58’ Sadiku humb mundësinë e golit të dytë. Memushaj nga e majta i jep një pasim perfekt sulmuesit i cili në mënyrë të pabesueshme gjuan jashtë.

56’ Goditje dënimi e Memushajt, direkt në portën e Dimitreskit, i cili largon topin në goditje këndi.

53’ Odise Roshiiiiii. 0-1. Shqipëria në avantazh. Kundërsulm i shpejtë i Sadikut në krahun e majtë. Sulmuesi sheh Roshin dhe lëshon një harkim perfekt për mesfushorin i cili gjen rrjetën me gjuajtjen e parë në portë të Shqipërisë në këtë ndeshje.

51’ Hysaj i dorëzon topin Alioskit, i cili lëshon një harkim të rrezikshëm drejt zonës, largon më vështirësi prapavija dhe Hyka kthehet duke hequr sferën.

47’ Ajeti largon harkimin e radhës drejt zonës së kuqezinjve, duke kaluar topin në fundore.

46’ Rifillon ndeshja me dy zëvendësime te Shqipëria. Basha dhe Memushaj zënë vendin në fushë të Llullakut dhe  Kukelit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY