Katastrofë mjedisore në rezervuarin e Xibrakës, qindra kuintalë peshq përpëliten dhe ngordhin

Katastrofë mjedisore në rezervuarin e Xibrakës, qindra kuintalë peshq përpëliten dhe ngordhin

90
0
Shares

“Gjoli i Mukjes” në Cërrik është kthyer tamam në një gjol të vdekur. Rezervuari I Xibrakës nuk ka më asnjë gjallesë brenda tij. Si pasojë e një katastrofe mjedisore, qindra kuintal peshq dhe gjallesa të tjera janë gjendur të ngordhur në breg të këtij liqeni. Vuajtja e peshqve ka qenë aq e madhe, sa disa prej tyre janë përpëlitur duke dalë nga liqeni dhe kanë ngordhur disa metra larg ujit, raporton infoelbasani.al. Ende mbeten mister shkaqet e kësaj masakre të vërtetë. Sipas specialistëve, nuk bëhet fjalë për vrasje me dinamit, apo lëndë kimike, por për një lloj asfiksie me natyrë të panjohur.
Dyshohet se peshqit kanë pasur mungesë oksigjeni, për shkak të një lënde të panjohur të çliruar në ujë në formë gazi apo shëndërrimi kimik. Kjo e kushtëzuar nga temperatura mjaft e lartë e tokës, thatësira e tejzgjatur dhe mungesa e reshjeve. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët të mjedisit të cilët kanë marrë mostrat dhe i kanë dërguar për ekzaminim në laborator. Dëmi ekonomik është mjaft i madh, por mbi të gjitha i pallogaritshëm konsiderohet dëmi mjedisor pasi presupozoihet se, veç peshqve, në liqen nuk ekziston më asnjë gjallesë, çfarë nënkupton se aty nuk ekzison më faunë dhe ai është thjesht një gjol i vdekur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY