Vrau ish gruan gjyqtare, Prokuroria kërkon arrest me burg për Fadil Kasemin

Vrau ish gruan gjyqtare, Prokuroria kërkon arrest me burg për Fadil Kasemin

113
0
Shares
Primary
(no subject)

sami neza
to me
7 minutes ago

Details
2.9.17, 2:04:57 e pasdites: A Rep Kronik: Prokuroria per Krime te Renda ka derguar mesditen e sotme ne gjykate kerkesen per caktimin e mases se sigurise “arrest me burg’ per shtetasin Fadil Kasemi, per kryerjen e veprave penale te “vrasjes per shkak te marredhenieve familjare”, “armembajtje pa leje” dhe “rrembim personi”.

Nga studimi i materialit hetimor, rezulton se:

Me datë  31.08.2017, rreth orës 13:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, në kohën që shtetasja Fildez Hafizi, banuese në Tiranë, njëkohësisht me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka dalë nga parukeria “S…..”  dhe është futur brenda në automjetin e saj të parkuar aty pranë, benz me targa AA 880 OS, në këtë kohë është afruar ish bashkëshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi me një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar me armë në drejtim të shtetases Fildeze Hafizi, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas shtetasi Fadil Kasemi me psitoletën në dorë i ka dalë përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të rrugës Bardhyl, automjetit furgon benz mercedez, me targa XXXX, që drejtohej nga shtetasi K.T., të cilit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar atij që ta largonte nga vendi i ngjarjes duke hypur brenda në automjet. Gjatë udhëtimit shtetasi K.T.ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë. Në kohën që i është afruar Komisariatit shtetasi K.T. e ka futur menjëhërë automjetin e tij brenda në ambjentet e Komisariatit të Policisë ku në këtë moment  janë afruar menjëhërë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë  dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi duke i hequr armën pistoletë që mbante në duar.

I pyetur për faktin e ngjarjes, personi i arrestuar Fadil Kasemi, në praninë e një mbrojtësi kryesisht, pasi është njohur me letrën e të drejtave si person i arrestuar, ai nuk ka pranuar të flasë për faktin dhe rrethanat e ngjarjes.

Ne keto kushte, nga ana e Prokurorise per Krime te Renda kerkohet:

Të caktohet ndaj htetasit Fadil Kasemi masa e sigurimit “ arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”,  parashikuara nga nenet 79/c dhe 278/1 dhe 109/1 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY