Shërbimet sekrete të policisë shqiptare dhe greke, informacion për policët e kufirit

Ndaje

Shërbimet  sekrete të policisë shqiptare dhe greke do të bashkëpunojnë mes tyre për të hetuar korrupsionin e policisë në pikat kufitare mes dy vendeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Eduart Merkaj është pritur në një takim në Athinë nga homologu i tij grek Anastasios Anastasakos.

Në qendër të diskutimeve gjatë takimit të dy delegacioneve ka qenë forcimi i bashkëpunimit midis dy shërbimeve të kontrollit të brendshëm të policisë, shkëmbimi informacionit dhe hetimi i rasteve të përbashkëta.

Gjatë takimit Drejtori Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, Eduart Merkaj, njohu z.Anastasakos me disa nga arritjet e SHÇBA.

Një pikë e rëndësishme ku të dy drejtuesit e shërbimeve ranë dakord gjatë takimit ka qenë intensifikimi i hetimeve të përbashkëta për punonjësit e policive të përfshirë në afera korruptive në pikat kufitare që lidhin të dy vendet.

Në fokus të takimit ka qenë edhe shkëmbimi i eksperiencave, si dhe zhvillimi i trajnimeve për oficerët e të dy shërbimeve.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje