Kampi tela me gjemba “Ylli i Kuq”, pse u hap dhe sa...

Kampi tela me gjemba “Ylli i Kuq”, pse u hap dhe sa persona vuajtën dënimin

222
0
Shares
Nga Kastriot Dervishi

Një prej kampeve tela me gjemba më të panjohur është ai që njihet me numrin 3 e më pas atë 5. Ky kamp ka përndjekur kryesisht shqiptarë nga jugu i vendit dhe pjesëtarë të minoritetit grek.
Kampi është çelur në vitin 1948 pranë fermës “Ylli i Kuq” në Valias nëpër çadra e stalla, shtëpi të vjetra. Këtu janë mbajtur për punë të detyruar të internuar dhe të burgosur. Në fillim, kampi shërbeu si vend për grumbullimin e “monarko – fashistëve grekë”, por edhe robërve gjermanë. Të internuarit punonin në bujqësi.
Sipas raportit të datës 13.8 . 1948 në punë dilnin 89 të internuar, përfshi edhe fëmijët për 3 orë në ditë. Në janar – maj 1950 punuan këtu rreth 200 robër gjermanë, të cilët regjimi “nuk i edukoi dot politikisht”.

Sipas të dhënave të vitit 1950 në Valias ishte kjo dinamikë vjetore e të internuarve:
– Gjithsej, 475 – 820 veta
– Burra 70 – 152
– Gra 164 – 130
– Fëmijë 500 – 800

Në vitin 1951 në kamp mesatarisht sipas gjithë muajve të vitit ishin:
– Gjithsej, 741 (janar) – 872 (shtator)
– Burra 161 – 193
– Gra 284 – 325
– Fëmijë 296 – 350

Në vitin 1952 në kamp mesatarisht sipas gjithë muajve të vitit ishin:
– Gjithsej, mesatarisht deri 400 të internuar
– Burra rreth 120
– Gra rreth 190
– Fëmijë rreth 90

Në vitin 1952 kampi zhvendoset në Cërrik. Në dokumentet që kemi trashëguar (gusht 1952) të komisionit të internimeve fillojnë të duken vendimet për dëbime në “kampin e Cërrikut”. Kampi ka funksionuar deri në fund të vitit 1952.
Këtu kanë punuar në ndërtimin e uzinës së naftës.
Të internuarit janë shpërngulur dhe vendosur në kampin Tiranës (fabrika e tullave) i cili mori numrin 3. Te fabrika e tullave u sollën edhe të internuarit e shëndoshë që rrinin në Tepelenë. Puna këtu ishte me turne, çdo turn e kishte normë të prodhonte 20.000 tulla, për të ndërtuar shumë pallate në Tiranë. Pasi kampi i Cërrikut është mbyllur, numrin 3 e merr kampi i Kamzës. Por numrin e nuk e mbajti më shumë se disa muaj. Pasi kampi i të burgosurve 5 (më vonë reparti 305) mori numrin 3, kampi i të internuarve Kamëz mori përfundimisht numrin 5. U mbyll në vitin 1953 me mbylljen e kampeve tela me gjemba.

Bashkëlidhur statistikat e internimeve të vitit 1952

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY