Kërcënimi i Fugës nga Akademia ngre furtunë reagimesh në rrjet

Kërcënimi i Fugës nga Akademia ngre furtunë reagimesh në rrjet

114
0
Shares

Një kërcënim i publikuar nga Artan Fuga në rrjetet sociale që i vinte nga Akademia e Shkencave pas një shkrimi të Fugës për reformimin e saj ka sjellë furtunë reagimesh.

Më poshtë janë disa prej tyre:

Luciano Boci: FUGA DHE EUNUKET

Përgjatë kësaj kohe kemi dëgjuar për gjithfarëlloj kërcënimesh.

Është koha e tyre në fakt, pothuaj si kohë kolere kjo.

Për politikë e për cështje personale. Për prona, për FCB-ra, për gazeta, për kanabis e për më the e të thashë. Në parlament, në Universitet, në rrugë, në kafe, në zyra, spitale e kudo.

Kërcënimi tek ne ka fituar statusin e normalitetit në fakt.

Por kjo që i ka ndodhur prof. Fugës kalon cdo imagjinatë.

Të kërcënohesh sepse kërkon reformimin e shkencës dhe mirëfunksionimin e Akademisë, sepse kërkon të kontribuosh për këtë, është fundi i një organizimi shtetëror, të cilit i ka ngelur vetëm skeleti banditesk.

Fobia ndaj njerëzve të dijes është esenca e pushtetit politik tē këtij vendi.

Eunukët e shkencës i tremb liria e mendimit dhe performanca profesionale e prof Fugës!

 

Erald Kapri: Të shkrihet Akademia

“I pamendueshem kercenimi ndaj Prof Fuges. E nga kush?! Akademia e Shkencave eshte vecse nje tufe banditesh marksiste ne shumicen e tyre qe gjithe jeten kane lepire kocken e partise. Kontributi i tyre per vendin eshte zero. Asnje cope bakalli e tyre nuk gjendet ne referencat e huaja dhe Shqiperia eshte erresise ne shkencen boterore. Kujt prej tyre u eshte perkethyer nje studim se ka vlere mor aman???? Personalisht propozoj mbylljen e saj dhe perdorimi i fondeve per investime ne arsim”.

 

Albina Deda: Edi Rama-Kryeshullazi i neveritshem por i rrezikshem!

Nuk meriton koment dhe as ka veshtiresi te perkthehet mesazhi kercenues ndaj Akademikut dhe filozofit te njohur Prof.Artan Fuga! Eshte e njejta formule e neveriteshme e kercenimit kriminal e ordiner te kundershtareve qe adapton  gjate karrieres se tij politike Kryeshullazi Edi Rama.

Pasi me Shullazet e tij ai ka kercenuar deputete e akademike, gjygjtare e kundershtare politike tani ngre steken e kercenimeve bazuar ne keqperdorimin e fuqise qe i jep vota e droges dhe e baterdise elektorale te 23 Qershorit.

Edi Rama, pasi ka ironizuar mediat e zerat e lire mediatike,pasi  ka etiketuar me fjalorin e ndyre te diktatures nacionalistet e martiret e ketij vendi,pasi ka fyer e perlyer figurat e opozites,pasi i eshte hakerryer si rrugaç ordiner gjithe pushteteve indipendente te ketij vendi kulmon me kete akt te denueshem te kercenimit te Akademikut natyrisht me perdorimin si gjithmone prej tij te botes se nendheshme te krimit. Ky eshte nje rrezik e cenim fatal i sigurise kombetare per faktin fatkeq te pozicionit te tij si kryeminister i vendit. Modeli diktatorial i M.Shehut apo ai aktual i Erdogan duken se e perkedhelin psikiken e degraduar dhe trurin e tejdroguar te Edi Rames. Si ne çdo vend me rrugaçe si Shullazi merren policet,prokuroret dhe gjygjtaret ndersa me Kryeshullazin-Kryeminister duhet te merren ne unison te gjithe shqiptaret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY