BERISHA/“Shteti në të zezë, 13 bashki nuk paguajnë sigurimet shoqërore”

BERISHA/“Shteti në të zezë, 13 bashki nuk paguajnë sigurimet shoqërore”

72
0
Shares

Ish-Kryeministri Berisha ka deklaruar se mospagimi i sigurimeve për punonjësit shtetërore nga 13 bashkia është vetëm skllavëri.

“Te dashur miq, mediat njoftojne se 13 bashki te vendit dhe nje seri institucionesh publike nuk kane paguar sigurimet shoqerore per punonjesit e tyre duke i mbajtur ata ne te zeze si skllever te vertete. Ky eshte nje akt kriminal, antikushtetues ne shtetin e Norieges, qe meriton ndeshkim ligjor shembullor.

Kjo eshte veper e vjedhjes, shperdorimit te buxhetit te shtetit direkt nga drejtuesit per perfitime personale. Ligjet e vendit parashikojne ndjekje penale per sipermarresit privat qe mbajne qofte dhe dy punetore te pasiguruar, kurse ne shtetin e Norieges, ne sektorin buxhetor jane mijera punonjes te pa siguruar.

Duke denuar me ashpersine me te madhe sistemin e skllaverise shteteror, i bej thirrje prokurorise te vendos menjehere para ligjit keta drejtues te korruptuar!”, shkruan Berisha.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY