Elbasan, 61 vjeçarit i djegin makinën para shtëpisë

Elbasan, 61 vjeçarit i djegin makinën para shtëpisë

78
0
Shares
foto ilustruese

Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën një makine përpara shtëpisë së pronarit. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, në lagjen “Qemal Stafa”. Makina e A.H. 61 vjeç, ishte parkuar para banesës. Menjëherë, shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore, u konstatua se ishte djegur nga persona të paidentifikuar me lëndë djegëse. Tashmë, grupi hetimor po vazhdon punën intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoreve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY