EMRI/ Fshihej prej 20 vitesh në Greqi, arrestohet shqiptari i dënuar me burg të përjetshëm

Ndaje

Një 59 vjeçar shqiptar i cili prej 20 vitesh fshihej në Greqi ishte i dënuar më burgim të përjetshme për vrasje në Vlorë. Më në fund policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në Greqi. 

Njoftimi i policise

Me datë 24.08.2017 u bë e mundur kapja e shtetasit shqiptar Xhemal DULE, 59 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij erdhi në sajë të një  bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën. Shqiptari Xhemal DULE ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim penal nr. 62, datë 18.04.2000, e ka dënuar këtë shtetas me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 78-22 e 278/2 të Kodit Penal. Arrestimi i tij në Athinë, Greqi u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

 

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje