FOTO/ Milot, merr flakë autobuzi i mbushur me pasagjerë

FOTO/ Milot, merr flakë autobuzi i mbushur me pasagjerë

127
0
Shares

Një autobus që ishte plot me pasagjerë ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në zonën e Milotit, tek rreth rrotullimi kur futesh për në autostradën për në Tiranë. Sipas informacioneve të marra autobusi është i kompanisë “Amaxha” dhe ishte nisur nga Prizreni në drejtim të Tiranës. Mësohet se nuk ka pasagjerë të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policise

Informacion paraprak

Me datë 26.08.2017 , është marrë njoftim se në Fushë – Milot , ka marrë flakë një mjet autobus i Kosoves.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfiksja që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
Nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet aksidentale.
Nga shërbimet e policisë rrugore është bërë devijimi i qarkullimit rrugor në aksin e vjetër rrugor Milot – Lezhë dhe Milot – Laç deri në përfundim të veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe në shmangie të trafikut.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY