Korçë, ndërtimet pa leje marrin në qafë 3 persona, proçedohen penalisht

Korçë, ndërtimet pa leje marrin në qafë 3 persona, proçedohen penalisht

96
0
Shares

Tre persona janë proçeduar penalisht nga policia e Korçës. Shkak janë bërë ndërtimet pa leje që kanë bërë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Njoftimi i policise

Maliq-Korçë
Vijon zbatimi i planit të masave ndaj ndërtimeve të paligjshme. Procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas.
Në kuadër të zbatimit të planit të masave lidhur me rastet e ndërtimeve të paligjshme, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatet e Policisë Korçë e Maliq filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :
1- Zh.A, 61 vjeçe, banuese në Korçë.
Pasi në lagjen nr 7 në Korçë, kjo shtetase u kap duke ndërtuar një çati mbi soletën e banesës të saj, pa lejen e organeve përkatëse.
2-Gj.U, 51 vjeç, banues në Libonik, Maliq.
Pasi në fshatin Libonik ky shtetas u kap duke ndërtuar një objekt pa leje në tokën e tij.
3- R.Sh, 44 vjeç, banues në Libonik, Maliq.
Pasi në fshatin Libonik, ky shtetas u kap duke ndërtuar një objekt pa leje në tokën e tij.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY