EMRI/ Tropojë, sheshe dhe shtëpi pa leje, arrestohet një person, 3 të...

EMRI/ Tropojë, sheshe dhe shtëpi pa leje, arrestohet një person, 3 të tjerë proçedohen

171
0
Shares
Njoftimi i policisë
Tropojë.

Arrestohet një shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë tre të tjerë, për ndërtim pa leje. Më datë 24.08.2017, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Demush Mertinaj, 63 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Bjeshka e Sylbices”, u gjet duke ndërtuar një objekt pa leje.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

1-AJ., 71 vjeç, banues në Bajram-Currë, Tropojë, pasi, në vendin e quajtur “Bjeshka e Sylbices”, kishte filluar të ndërtonte një objekt 1(një) katësh, pa leje.

2-A.Gj., 54 vjeç, banues në Bajram-Curri, Tropojë, pasi në vendin e quajtur “Bjeshka e Sylbices”, kishte hapur një shesh për ndërtim pa leje.

3-A.K., 80 vjeç, banues në Llugaj, pasi në vendin e quajtur “Bjeshka e Sylbices”, ka ndërtuar një objekt një katësh, pa leje.

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY