FOTO/ Ja makina që i shpëtoi jetën biznesmenit Gjoka dhe familjes së...

FOTO/ Ja makina që i shpëtoi jetën biznesmenit Gjoka dhe familjes së tij

200
0
Shares

Në fotot e mëposhtme është makina e cila u shpëtoi jetën nga një atentat vdekjeprurës, biznesmenit Dashamir Gjoka dhe familjes së tij për faktin se ishte e blinduar. Në fotot vihen re shenjat e plumbave të mbetur në veturën e blinduar në pronësi të tij. Nga sa shihet në pamje, ajo është qëlluar në krahun e shoferit. Në xhamin e parë dhe në derën në pjesën e derës ndaj saj është hapur zjarr me një breshëri prej 27 plumbash. Të shtënat nuk kanë mundur të depërtojnë në brendësi të automjetit “Mercedez- Benz” klasi S, por kanë lenë shenjë në xhama dhe në trupin e mjetit. Kjo pasi ai është totalisht i blinduar çka ka bërë që Gjoka dhe familja e tij të shpëtonin mrekullisht nga atentati i të mërkurës në orën 14:00, kur ai u qëllua pranë ish- komunës Xhafzotaj. Nga hetimet e kryera, janë identifikuar dy vëllezër si autorë të atentatit. Ata janë shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. Shkak është bërë një konflikt i vjetër i periudhës së viteve 96- 97 që Gjoka, ka pasur me dajën e dy atentatorëve. Hetuesit dyshojnë se konfliktet mes tyre kanë vijuar edhe në vazhdim, çka mendohet se kanë sjellë edhe atentatin të mërkurës në mesditë. Në banesën e dajës së atentatorëve, policia thotë se ka gjetur një automjet që dyshohet se është përdorur nga dy vëllezërit. Këta të fundit hapën zjarr me automatik “Kallashnikov”ndaj veturës “Mercedez- Benz”, të blinduar në pronësi të Dashamir Gjokës, 46 vjeç banues në Xhafzotaj të bashkisë Shijak. Autorët ndodheshin një automjet i cili u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në momentin e atentatit Gjoka ishte duke udhëtuar bashkë me gruan dhe fëmijët e tij. Sipas burimeve të policisë 46 vjeçari, kishte vetëm pak momente që kishte dalë nga banesa e tij dhe po shkonte për të prerë flokët e vajzave. Menjëherë pas atentatit ai u drejtua policisë së Shijakut për të denoncuar atentatin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY